Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Bisedat në "Sky", Rilindja i fiku kandilin për herë të dytë Ardi Veliut

Lapsi.al 23 October 2023
Bisedat në "Sky", Rilindja i fiku kandilin për herë

Ardi Veliut i mbaroi kandili prej një ministri tjetër të Edi Ramës. Me Bledi Çuçin ai u largua nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Me Taulant Ballën u largua nga Agjencia e Mbikeqyrjes Policore pas rreth një viti. Lajmi që qarkullonte prej ditësh për dorëheqjen e tij të detyruar apo shkarkimin e prezantuar publikisht si dorëheqje, u zyrtarizua sot nga Ministria e Brendshme.

Njoftimi ishte formal dhe nuk ekspozonte asnjë arsye të dorëheqjes së Veliut përveçse thuhej në fund se ai “do të japë kontributin në një tjetër detyrë shtetërore”. Lapsi.al mëson se motivi i vërtetë i largimit të kryeushtarit të Rilindjes gjatë kohës kur drejtonte Policinë e Shtetit dhe AMP-në lidhet në fakt me ekspozimin e tij në bisedat e enkriptuara në aplikacionin “Sky”.

Veliu përmendej në këto biseda në dosjen “Metamorfoza”, e cila zbuloi një rrjet kriminal të vrasjeve mafioze, me biznesmenë të përfshirë, prokurorë e drejtues të lartë policie. Edhe në dosjen “Metamorfoza 2” që nuk është bërë ende publike nga bisedat e enkriptuara në “Sky” e që po hetohet nga SPAK, Ardi Veliu del sërish në skenë, tregon burimi ynë.

Nuk është e qartë ende se në çfarë niveli është i përfshirë Ardi Veliu gjatë kohës kur drejtonte Policinë e Shtetit, me kë ka komunikuar dhe në çfarë konteksti janë zhvilluar bisedat. Por natyrisht që përfshirja e tij në “Sky” ishte për t’ju shmangur rrjetës së ligjit pasi ky aplikacion konsiderohej tejet i sigurt derisa e zbërthye nga francezët.

Largimin nga Policia e Shtetit dhe strukturat e lidhura me të për të gjithë punonjësit që kanë përdorur aplikacionin “Sky” e pati paralajmëruar disa javë më parë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Që Edi Rama të lëshonte “kamikazin” e tij Ardi Veliu, me të cilin ka mbyllur shumë “punë të pisëta”, duhet të ketë pasur një arsye madhore.

Përplasja e mundshme me Taulant Ballën apo ministrin e radhës nuk është arsye për Ramën që të lëshojë një “kamikazin” e tij. Dalja e dosjes “Metamorfoza 2” dhe përmendja në të e Ardi Veliut është një arsye madhore për Edi Ramën që t’i fikte kandilin edhe njëherë Ardi Veliut.

Gjatë drejtimit 4-vjeçar nga Veliu, Policia e Shtetit u shndërruar në një strukturë të errët partiake në shërbim të Rilindjes. Kulmi ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku shquan mes të tjerash edhe damka e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, e ku Ardi Veliu mohoi me zë dhe figurë se nuk ishin gjetur prova të shitblerjes së votës, çka më pas rezultoi krejt ndryshe. Derisa të publikohen bisedat e tjera të dekriptuara nga “Sky” e që janë në dorën e SPAK, Ardi Veliu do të qëndrojë me kandil të fikur ose do të shkojë në detyrën e radhës siç njoftoi sot Taulant Balla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI