Flash

Bilanci tragjik i sulmeve në Gaza, 40% prej mijëra të vrarëve fëmijë

Lapsi.al 23 October 2023
Bilanci tragjik i sulmeve në Gaza, 40% prej mijëra të

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 4651 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite, 40% prej tyre janë fëmijë. Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës pohoi të dielën se që nga 7 tetori, sulmet izraelite në Gaza kanë rezultuar në vdekjen e 4,651 palestinezëve, nga të cilët 40% ishin fëmijë.

Më shumë se 14,245 të tjerë janë plagosur, 70% e tyre fëmijë dhe gra, pohoi ministria. Zëdhënësi, Ashraf Al-Qudra, pohoi se sulmet e Izraelit kanë vrarë 266 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 117 fëmijë, raporton Reuters. Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Të paktën tre palestinezë u vranë të dielën mbrëma në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, thanë mjekët dhe dëshmitarët për Reuters. Disa të tjerë u plagosën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI