Flash

Berisha mesazh Edit dhe Linda Ramës për vajzën e tyre Rean

Lapsi.al 23 October 2023
Berisha mesazh Edit dhe Linda Ramës për vajzën e tyre Rean

Kryeministri Sali Berisha përmendi në konferencën për gazetarët se shkrime të mediave që kanë të bëjnë me familjen e tij, mes të cilëve pyetjet për të mbesën se si babai i saj u bë milioner, apo kërkesa ndaj të bijës, Argitës se përse nuk ka deklaruar pasurinë e të shoqit në ILDKPI. Në përgjigjen e tij, ai u mor me vajzën e Edi dhe Linda Ramës, të cilën e quajti një “shushunjë”.

“Edit dhe Lindës u them sa mereni me vajzën time, këshillojeni vajzën e shtëpisë. Sqarojeni se Kushtetuta nuk e lejon të marrë pjesë në tendera dhe ajo si shushunjë ka thithur gjakun e të varfërve shqiptarë duke marrë dhjetëra e qindra tendera. Duke përdorur pushtetin e thjeshtrit, duke i fituar ato. I them edi ramës së do lesh mandatin për të, se mandate jot është djegur.

Mamasë së saj I them, vajzën këshilloje mos bjeri viktimë e pangopësisë me para, por si vajzë e shkolluar të respektojë ligjet e vendit, Kushtetutën, se kështu i takon. Nuk ia zgjidh çështjen me akuza të turpshme ndaj vajzës sime, por çështja zgjidhet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit” tha Berisha në konferencë, ku bëri mbrojtjen ndaj akuzave që i bëhen nga SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI