Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

BE financon autostradën Murriqan-Lezhë, kosto 255 mln euro për 41 km

Lapsi.al 23 October 2023
BE financon autostradën Murriqan-Lezhë, kosto 255 mln euro për 41

Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që koordinon grantet dhe kreditë e donatorëve, kryesisht Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, po koordinon financimin e segmentit të parë të autostradës Adriatiko-Joniane, Murriqan – Lezhë, pjesë e rrjetit kryesor rrugor europian (TEN-T).

Sipas të dhënave zyrtare nga WBIF, autostrada Murriqan – Lezhë (Balldren) do të ketë gjatësi prej 41 km shtrirje të re dhe dyfishim të autostradës ekzistuese. Janë parashikuar 8 kryqëzime, 23 nënkalime dhe 8 ura (gjatësia totale 1210 m).

Kategoria e propozuar e projektimit është “A”, me shpejtësi projektimi prej 120 km/h. Për më tepër, 24.1 km rrugë dytësore dhe shërbimi do të ndërtohen për të ndihmuar aktivitetet bujqësore, industriale dhe të tjera përgjatë rrugës kryesore dhe për të siguruar komunikimin midis dy anëve të autostradës.

Kostoja totale e projektit vlerësohet 255 milionë euro, nga të cilat 128 milionë euro janë kredi dhe për 100 milionë euro është aplikuar për grant nga qeveria shqiptare në WBIF.

Për kredinë është ofruar Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me vlerën totale 128 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro.

Afati i përfundimit të këtij aksi të rëndësishëm për BE është planifikuar viti 2029.

WBIF ka dhënë një grant prej 1,6 milionë eurosh i cili financon përgatitjen e një Vlerësimi të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), një Projekti Paraprak dhe analizë për të përditësuar kosto-përfitimet seksionin e autostradës Murriqan- Balldren.

Korridori Rrugor Adriatik-Jonian (AIC) është zgjerimi tregues i Korridorit të Rrjetit Bërthamë Mesdhetar TEN-T që lidh Europën qendrore dhe veriore me gadishullin Ballkanik, nga Trieste në Itali deri në Kalamatë në Greqi.

Gjatësia nga Italia në Greqi do të jetë afërsisht 1,500 km. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Korridori kalon përmes Malit të Zi (afërsisht 110 km ose 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipërisë (afërsisht 315 km ose 20% e gjatësisë totale).

Korridori i Mesdheut që do të përfshijë pjesën e bregut të Ballkanit, do të jetë një rrugë në funksion të një rajoni kulturor dhe turistik.

Të gjitha vendet ku aksi kalon nga Spanja në Greqi, korridori ofron pjesët më të bukura të kulturës, gjeografisë dhe turizmit të Europës, me një ofertë të pasur turistike. Ky aks merr rëndësi strategjike, pasi lidhet me Korridorin e Mëndafshit në portet e Stambollit.

Deri në Kroaci, thuajse korridori është i plotë, kurse nga Mali i Zi dhe në Shqipëri, infrastruktura duhet të ribëhet gati në 70% nga e para.

Në pjesën shqiptare disa akse të rëndësishme nga Miloti në Fier po ndërtohen me koncesion dhe tashmë fituesit janë shpallur.

Sipas të dhënave nga studimi i fzibilitetit Autostrada Adriatiko-Joniane në territorin shqiptare nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, bypass-in e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë, në 13 segmente me gjatësi 318 kilometra, duke përfshirë edhe bypass-in e Fierit që është në proces ndërtimi.

Nga këto 5 segmente do të ndërtohen nga e para, ndërsa 8 të tjerat do të jenë dublim dhe sjellja në parametra e një autostrade të kategorisë A, me shpejtësi 12 kilometër në orë./ Monitor 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI