Flash

Sot Maratona e Tiranës/ Këto rrugë do të jenë të bllokuara për 8 orë

Lapsi.al 22 October 2023
Sot Maratona e Tiranës/ Këto rrugë do të jenë të

Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, kanë bërë regjistrimin për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet sot në Tiranë.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, janë marrë një plan masash që do të prekin këmbësorët por edhe lëvizjen e makinave.

Kufizimet kanë nisur që ditën e shtunë ku u bllokua bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi aty u mbajt maratona “for run”, nga nxënësit e shkollave të Tiranës.

“Në datën 21 bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit. Por ky bllokim është i shkurtër. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 22 Tetor 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2023” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:

– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “e Durrësit”, rruga “e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit”, tha Gentjan Vocaj, shef i qarkullimit.

Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake i bëjnë apel të gjithë personave që kanë parkuar makinat në zonat ku është vendosur sinjalistikë provizore nga bashkia t’i largojnë ato pasi në të kundërt mjetet do të merren me karotrec. Po ashtu rregulla të caktuara do të kenë edhe këmbësorët të cilët duhet të lëvizin vetëm në trotuar dhe për të kaluar nga një anë e rrugës në tjetrin duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësit të policisë. Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI