Flash

Plagoset me thikë një 16-vjeçar në Fier, dërgohet me urgjencë në spital

Lapsi.al 22 October 2023
Plagoset me thikë një 16-vjeçar në Fier, dërgohet me

Një 16-vjeçar është goditur mbrëmjen e sotme në Fier, në vendin e quajtur “Zogu i Zi. Sipas raportimeve në media 16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për ndihmën e parë mjekësore.

Nga ana tjetër policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen dhe për të kapur autorin, që sipas të dhënave është identifikuar. Deri tani ende nuk dihen shumë nga rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Shërbimet e policisë janë duke hetuar për veprime të mëtejshme.

"Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit. Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur "Zogu i zi", Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI