Flash

Kurti takon deputeten britanike që ngriti zërin për Kosovën

Lapsi.al 22 October 2023
Kurti takon deputeten britanike që ngriti zërin për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur gjatë një takimi me deputeten britanike Alicia Kearns të dielën se Serbia duhet të ndëshkohet për sulmin e muajit të kaluar në veri të Kosovës “në mënyrë që të mos e përsërit më atë”.

Në një njoftim për media të dielën, Qeveria e Kosovës tha se në takim mes Kurtit dhe Kearnsit “u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve”.

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, tha Kurti.

Rreth dy muaj para sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator – ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku – Kearns kishte thënë se “armët po kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas po ruhen në objektet e kishave”.

Policia e Kosovës ka gjetur arsenal të jashtëzakonshëm armës në veri pas sulmit, për të cilat tha se janë futur në Kosovë përmes Serbisë.

Kosova e ka akuzuar Serbinë se tentoi ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës”, gjë të cilën Serbia e ka mohuar, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Kurti, sipas njoftimit të Qeverisë, shprehu edhe “përkushtimin e plotë” për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të zbatimit të saj, që Kosova dhe Serbia i arritën në fillim të këtij viti. Takimi i Kurtit me Kearns vjen vetëm një ditë pasi lideri kosovar i priti emisarët perëndimorë në Prishtinë të shtunën.

Emisarët perëndimorë i kërkuan Prishtinës dhe Beogradit gjatë takimeve të së shtunës me Kurtin në Prishtinë, dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe ta zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Kearns, ndërkohë, qëndroi në Kosovë këtë fundjavë me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën u takua dje. Ajo u prit edhe nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca./ REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI