Flash

Italia dëbon një kosovar dhe një tunizian: Ishin mjaft të radikalizuar

Lapsi.al 22 October 2023
Italia dëbon një kosovar dhe një tunizian: Ishin mjaft të

Ministria e Brendshme e Italisë njoftoi se kishte dëbuar nga vendi një tunizian dhe një kosovar të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Sipas njoftimit të bërë thuhet se ata ishin "mjaft të radikalizuar”. Vetëm në vitin 2023 Italia ka miratuar dëbimin e 56 personave të konsideruar të rrezikshëm. Emrat e tunizianit dhe kosovarit nuk bëhen të ditur.

Mediat italiane shkruajnë se 42-vjeçari tunizian mbante brenda qelisë së tij në burgun e Piacenza një foto të një burri të armatosur me automatik dhe me flamurin e ISIS pas tij. I liruar nga burgu në vitin 2020, tuniziani kishte marrë disa urdhra të dëbimit, por ato nuk ishin ekzekutuar asnjëherë. Më 26 shtator ai u gjurmua nga autoritetet të cilat e ndaluan. Pasi u kontaktua edhe nga autoritetet kompetente konsullore tuniziane, ai u riatdhesuan vendin e tij.

Ndërsa shtetasi nga Kosova ishte vënë re nga hetuesit që po monitoronin një grup personash të radikalizuar në Venecia. Në vitin 2017, u arrestuan 3 shtetas kosovarë ndaj të cilëve kishin dalë prova të rënda fajësie për pjesëmarrje në një organizatë me qëllim të terrorizmit ndërkombëtar dhe me lidhje me ideologjinë e Shtetit Islamik.

Më 14 tetor 2023, kosovari u gjurmua në provincën e Triestes dhe u arrestua për veprën penale të shkeljes së ndalimit për rihyrje në territorin italian. Pas një procesi shumë të shpejtë të zhvilluar në Seksionin Penal të Gjykatës së Triestes, ai u dënua me 8 muaj burg. Edhe kosovari u riatdhesua në vendin e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI