Flash

Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?

Lapsi.al 22 October 2023
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës

Arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, dhe kufizimi i lirisë për ish kryeministrin, ka nxjerrë edhe njëherë në sipërfaqe papagallët e sponsorizuar të reformës në drejtësi, të cilët kanë shpallur me të madhe mbylljen e epokës së pandëshkueshmërisë. Në fakt, pyetja që shtrohet është tjetër: a ka marrë fund pandëshkueshmëria, apo vetë drejtësia, që duhet ti trajtonte të gjithë, si të barabartë para ligjit?  

Natyrisht, çështja e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën u prangos dhëndëri dhe pothuajse u arrestua Berisha (vetëm mosha mbi 75 vjeç e favorizoi për masa më të buta) është një histori të cilës i duhet shkuar deri në fund. Unë personalisht e kam denoncuar tjetërsimin e një objekti sportiv dhe kthimin e tij në shesh ndërtimi, që gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet dhe vazhdoj të mendoj se bashkë me ngjarje si Gërdeci, apo 21 janari, ajo është një nga historitë që e ka njollosur qeverisjen tetë vjeçare të demokratëve. Por, thënë këtë, duket se SPAK dhe Gjykata e posatçme kanë pasur më së paku standarte të dyfishta dhe me e shumta, motivim politik, në qëndrimin ndaj Sali Berishës.

LEXO ME TEJ: 

Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për “Partizanin” 

Le ta shpjegojmë shkurtimisht. Mes viteve 2008- 2012, një bashkim familjesh pronarësh të vjetër, privatizojnë klubin sportiv Partizani, që deri më athere i përkiste ministrisë së mbrojtjes. Në krye të përfaqësimit të tyre ligjor vihet Jamarbër Malltezi. Procesi kryehet nga një sërë institucionesh me shpejtësi të madhe dhe pretendohet se punonjësve që nuk donin të nënshkruanin u ushtrohet presion. Si përfundim, në këtë truall, ngrihen 17 kulla, ku dyshohet se Malltezi ka marrë më shumë pjesë sesa i takon si pronar, pasi ai është shpërblyer për ndikimin që ka pasur si dhëndër i shefit të qeverisë.

Çdo shqiptar që i lexon këto rradhë e pranon me gojën plot: Epo natyrisht që ka ndodhur kështu, pasi ai kishte në favor vjehërrin kryeministër. Duket sikur edhe SPAK ka ndjekur të njëjtën logjikë, duke nxituar të akuzojë Berishën për korrupsion pasiv dhe duke kërkuar nga ai detyrim paraqitje dhe pengesën për të udhëtuar jashtë shtetit. 

FOTOLAJM/ Dhëndri i Berishës me pranga në duar mes policëve 

Në fakt, në një vend normal kështu duhet të ndodhte. Por me një ndryshim, ky standart duhej aplikuar për të gjithë…

Nëse Berisha dyshohet se për këtë dosje e gjithë administrata dhe pjesa politike e ministrive ka vepruar nën presionin e tij, a nuk është pikërisht kjo fabula për të cilën Edi Rama akuzohet tek inceneratorët, koncesionet në shëndetësi, apo gjetkë? 

Këtu qëndron, në fakt, kërcitja e madhe. Në rastin e kryeministrit që është në pushtet, SPAK ka adoptuar alibinë e këtij të fundit, se keqbërësit kanë ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së tij. Pra, se Edi Rama, është i pastër, por e kanë tradhëtuar bashkëpuntorët rrugës. 

Ndërsa, për kryeministrin që ka rënë nga pushteti, që për më tepër është edhe lideri i opozitës, kuti është i ndryshëm: Nuk mund të ndodhë gjë poshtë, pa urdhëruar ai që ka në dorë dhe gurin dhe arrën. Pra e njëjta njësi matëse që të parin e pastron, shërben që të dytin ta penalizojë. Askujt nga drejtësia nuk i ka shkuar në mend alibia qesharake e përdorur për Ramën, se dhëndri mund të ketë komplotuar pas shpinës së vjehërrit.

Dhe nuk mbaron këtu. Në çështje si ajo e inceneratorëve, për shembull, vjedhja tashmë është e verifikuar, paratë janë gjetur se ku kanë shkuar dhe sërish kryeministri nuk preket. Në rastin e dosjes “Partizani”, abuzimi është ende një proces në hetim, por kaq majafton që të shkohet drejt e tek ish kreu i qeverisë.  

Privatizimi i kompleksit/ Berisha: ‘Partizanin’ e nisi Nano, e firmosi Rama, jo unë 

Në çështjen e parë, protagonistët kryesorë lihen ti shpëtojnë burgut, ndërsa Malltezi prangoset në një nga mjediset më publikë të vendit, në areoportin e Rinasit dhe filmohet për tu bërë shembull.

Në raste të tjera, si Tahiri apo Ahmetaj, procedurat parlamentare për ti hapur rrugë prokurorëve zgjasin e zgjasin, kurse për Berishën shkelet kushtetuta, duke marrë vendimin e kufizimit të lirisë, pa miratimin e kuvendit.  

Nëse Rama nuk është guxuar as të merret njëherë në pyetje, Berisha akuzohet dhe duhet të dorëzojë pashaportën, a thua se ndokush ka frikë se ai mund të bëjë atë që në fakt do të uronin të gjithë armiqtë e tij, të arratisej. 

Po të shtosh këtu, emrat e spakistëve që e kanë marrë vendimin, koordinimin mes pjesës politike dhe asaj të prokurorisë për të kryer aksionin, mënyrën se si u furnizuan mediat, duket qartë se peshorja e drejtësisë është zhbalancuar frikshëm.

Prandaj, duhet të jesh i shitur kokë e këmbë, që për këtë drejtësi me dy standarte, të shpallësh hapjen e një faqeje të re në histori. Dosja “Partizani”, domosdoshmëria e zbardhjes reale të së cilës, as që vihet në diskutim, nuk mund të shërbejë si ilustrim për këtë fabul të shëmtuar. Përpara se të shënojë fundin e pandëshkueshmërisë, ajo po përforcon një dielmë tjetër: a kemi të bëjmë një drejtësi vulnerabël ndaj më të fuqishmëve, apo në të kundërt, kemi mbërritur në një fazë të re, në atë kur këta të fundit po e përdorin si mjet për të goditur rivalët.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë pas krahëve Tiranën për të vazhduar me axhendat e tyre, ndërsa këtu te ne do të buçasin boritë propaga...

15:49

Tre manipulime të Ramës me asocacionin

Edi Rama është futur në një spirale manipulimesh, për të përligjur atë që duan urgjent dhe me çdo kusht në Beograd: themelimin e një asocacioni të komunave me s...

15:45

Serbia se njeh realitetin e pas luftës

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë për shumëkënd nuk duhet të i...

13:20

Pse Edi Rama nuk hesht dot për Kosovën

Në mungesë të qëndrimeve të qarta dhe pamundësisë për t’u rreshtuar krah Kosovës në këtë peirudhë të vështirë, ndihma më e madhe që Edi Rama mund t’u japë shqip...

19:33

Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar qëndrimet e kryeministrit Rama, lidhur me atë që ndodhi në Banjskë, në 24 shtator, ajo është në mos e turp...

15:11

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI