Flash

Akuzat ndaj Berishës/ Rama hesht. Basha: Të korruptuarit të ndëshkohen

Lapsi.al 22 October 2023
Akuzat ndaj Berishës/ Rama hesht. Basha: Të korruptuarit të

24 orë pas publikimit të akuzave ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha vijon të heshtë kryeministri Edi Rama. Duket të jetë një strategji e mazhorancës pasi nga një vështrim i bërë nga lapsi.al në profilet e përfaqësuesve më të lartë të qeverisë dhe PS-së nuk ka asnjë rresht për Berishën.

Edhe ata më të zëshmit kanë heshtur. Lapsi.al mëson nga burime të brendshme se të gjithë janë porositur të shmangin reagimet për këtë çështje, por nëse pyeten të thonë se "nuk komentojnë veprimet e drejtësisë së re". Në faqen e kryeministrit Rama, postimi i fundit është një fotoalbum nga samiti i Procesit të Berlinit ku ai shfaqet i buzëqeshur në krah të liderevë europianë.  

I kënaqur duket se është nga situata, Lulzim Basha. Në rrjetin social Facebook, ai publikoi të dielën disa foto për të cilat tha se kishte bërë një takim në Dibër. Mes rreshtave ai thotë se qytetarët po vuajnë në varfëri për shkak të korrupsionit.

“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët” – shkruan Basha në Facebook.

Një reagim të shkurtër bëri në rrjetet sociale edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë, kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjera qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë” – shkroi Meta. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Efekti i parë i penalizimit të Berishës/ Ndarje e re mes deputetëve të PD

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI