Flash

VIDEO/ Berisha dorëzoi pashaportën, ndërkohë që shkonte për konferencë shtypi

Lapsi.al 21 October 2023
VIDEO/ Berisha dorëzoi pashaportën, ndërkohë që shkonte

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar selisë së Partisë Demokratike për të mbajtur konferencën për median.

Pak më herët SPAK caktoi masën “Detyrim paraqitje” për të për privatizimin e Kompleksit Partizani. Berisha ka dorëzuar pashaportën e tij, pas kontrollit që i është ushtruar banesës së tij, para se t'i drejtohej selisë blu.

SPAK dha masën Arrest në burg për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për ndërtimet tek ish-Kompleksi Partizani.

Nderkohë, strukturat e Partisë Demokratike dhe shumë eksponentë të kësaj force politike janë mbledhur këtë mbrëmje në selinë blu pasi GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/berisha-hyn-ne-PD.mp4"][/video]

 

Konferenca erdhi pas akuzave të SPAK ndaj Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e kompleksit Partizani në Tiranë.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/Sali-Berisha.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI