Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Pse Berisha nuk foli kur u arrestuan dhjetëra njerëz pa u marrë në pyetje?

Lapsi.al 21 October 2023
Pse Berisha nuk foli kur u arrestuan dhjetëra njerëz pa u marrë

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me masat e sigurisë që janë vendosur ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi pas hetimeve të SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha mohoi përfshirjen e dhëndrit të tij në privatizimin e kompleksit “Partizani”, ndërsa tha se Jamarbër Malltezi nuk është pyetur kurrë nga SPAK.

“Për klubin Partizani; Jamarbër Malltezi nuk është thirrur kurrë në prokurori apo gjykatë në këto vite për akuzën e ngritur nga Balla, SPAK-u i partisë s’ka gjetur dot asnjë shkelje të vetme. S’ka guxuar ta thërrasë kurrë në prokurori, por kanë preferuar që të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit keqqeveritar. Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së forcave të Armatosura me propozimin e Berishës dhe as me firmën e Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Partizani është ndryshuar me firmën e Ramës dhe pa propozimin e Berishës. Pra është ndryshuar destinacioni i karakterit sportiv, nga vetë Edi Rama. Me dokumenta”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët se pse nuk ka reaguar kur edhe persona të tjerë janë arrestuar pa u marrë në pyetje.

Lidhur me arrestimin e Lefter Kokës, ai tha se nuk e ka ndjekur këtë cështje dhe se ia “kanë bërë me pabesi”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI