Flash

Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për "Partizanin"

Lapsi.al 21 October 2023
Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës

Me urdhër të SPAK, policia ka ndaluar mbrëmjen e sotme në Rinas, dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin.

Ndalimi i tij, është bërë ndërsa ai ishte kthyer nga Vlora për në Rinas ku po priste bashkeshorten e cila po kthehej nga Gjermania. Oficerët OPGJ e kanë kontaktuar Malltezin në mjedisin e aeroportit ku i kanë komunikuar se ndaj tij ka urdhër ndalimi.

LEXO ME TEJ:

FOTOLAJM/ Dhëndri i Berishës me pranga në duar mes policëve 

Ndalimi i Malltezit është bërë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, dhe kthimin e kësaj zone në fushë ndërtimi. Gjithashtu për këtë çështje është shpallur ndalimi i daljes jashte edhe për ndërtuesin dhe zhvilluesin e kësaj zone, Fatmir Bektashi i cili ndërtoi aty 17 kulla.

Por surpriza në këtë rast është fakti se i pandehur si i dyshuar është edhe ish kryeministri Berisha në kohën e drejtimit të qeverisë prej të cilit është bërë edhe privatimimi i trojeve të kësaj prone. Ndaj Sali Berishës Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe bkkolim të pashaportës dhe ndalim të daljes jashtë shteti.

A i trembet arrestimit?/ Sali Berisha: Nuk i druhem asgjëje! 

Prokuroret që i kane marrë këto masa janë ish shefi i SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani  u denoncua në SPAK  nga taulant balla në vitin 2020 për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal.

Oficerët e Krimit Ekonomik në selinë blu, Berisha: S’i takova 

Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç edhe pretendohet në denoncim, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim.

Berisha akuza prokurores Millonai: I shërbeu Taulant Ballës! 

Në denoncim pretendohej se trashigimtarët e kësaj toke që i ishte shitur më parë italianëve gjatë pushtimit, përpos rikthimit të saj morën edhe sipërfaqe plus. Pra se morën 26 mijë m2 tokë, nga 24 mijë që mund t’u takonin, duke përvetësuar kështu edhe 4 mijë m2 pronë publike që i takonte ish klubit Partizani.

Vetë Berisha gjatë një konference urgjente për shtyp e ka konsideruar veprimin e SPAK-ut si politik dhe e ka lidhur atë me radikalizimin e aksionit opozitar në parlament duke e parë si një kundërpërgjigje ndaj tij.

"Mos i ngatërrojmë gjërat, ajo që nisi ditën e enjte është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mpleksë, por me dështim" tha asi për gazetarët pasi doli nga selia mbrëmjen e së shtunës vonë.

Ndërsa në Partinë Demokratike janë të skandalizuar me atë që ata e quajnë shkelje kushtetute për të kufizuar lirinë e lëvizjes së një deputeti, pa marrë më parë miratimin e Kuvendit.

"Tashmë është praktikë e konsoliduar e parlamentit të Shqipërisë se prokuroria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi, i cili duhet të japë autorizimin jo vetëm për arrestin, por dhe çdo lloj mase tjetër kufizimi të lirisë të çdo shtetasi shqiptar, që është deputet. Urdhëri për detyrim paraqitje të deputetit Sali Berisha kufizon lirinë kushtetuese për të lëvizur lirshëm brenda vendit" tha për mediat zv/kryetari i PD Oerd Bylykbashi.

Privatizimi i kompleksit/ Berisha: ‘Partizanin’ e nisi Nano, e firmosi Rama, jo unë 

Por edhe marrja e pashaportës për të mos udhëtuar jashtë është sipas juristëve të PD një shkelje tjetër e kushtetutës. "Nenin 73 i Kushtetutës, detyron që në rast të arrestit apo të çdo lloj kufizimi në çdo formë të lirisë së një deputeti, duhet të kërkohet paraprakisht miratimi i parlamentit,” këmbënguli Bylykbashi.

Këto episode si dhe nxitimi i policisë së shtetit për ti'a behur në selinë e PD-së i kanë bërë opozitarët që ta konsiderojnë atë që ndodhi si një puç të përgatitur nga Edi Rama.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI