Flash

Ilaçe kontrabandë nga Greqia, 16 të arrestuar në Shqipëri (Emrat)

Lapsi.al 21 October 2023
Ilaçe kontrabandë nga Greqia, 16 të arrestuar në

Policia e Tiranës ka arrestuar 16 persona në kuadrin e operacionit të koduar "Rrugëtimi" kundër tregtimit të medikamenteve mjekësore të futura kontrabandë në Shqipëri. Vlera e mallit të kapur llogaritet në 50 mijë euro.

Janë arrestuar: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.

Po ashtu, strukturat policore, në kuadër të këtij operacioni janë angazhuar gjithashtu për kapjen e dy shtetasve të tjerë, bazuar në informacionet e inteligjencës policore me iniciale A.C dhe L.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50 000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Nis takimi i diplomatëve me Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në qeveri përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës-ndihmës Sekretarin e...

11:25

Pse Hamasi liroi 2 amerikane që mbante peng

Dy pengje amerikano-izraelite, Yehudit Tai dhe Natali Shoshana Raanan, të cilat mbaheshin nga Hamasi që nga e shtuna e 7 tetorit, iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Zyr...

21:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI