Flash

Masë sigurie për Berishën, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit

Lapsi.al 21 October 2023
Masë sigurie për Berishën, detyrim paraqitje dhe ndalim të

Pas ndalimit të dhëndrit Jamarbër Malltezi, në aeroportin e Rinasit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Malltezi dyshohet se është arrestuar për aferën e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. Urdhëri i arrestit është firmosur nga SPAK. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. Ka qenë ministri Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë si dhe Jamarbër Malltezi, dhëndrin e Sali Berishës.

Ndërkohë mësohet se Berisha, akuzohet për "korrupsion pasiv". Ai pritet t'i drejtohet mediave në një komunikim për këtë çështje në orën 21:00.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI