Flash

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 28-vjeçari

Lapsi.al 21 October 2023
Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet

Një 28-vjeçar ra në prangat e policisë së Shkodrës, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai është kapur në fshatin Grudë e Re.

“Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 04.06.2023, ka vjedhur një motomjet. Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit”, sipas policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI