Flash

Dosja 'Partizani'/ Pas Berishës dhe Malltezit, jepet masë sigurie edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi

Lapsi.al 21 October 2023
Dosja 'Partizani'/ Pas Berishës dhe Malltezit, jepet masë

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është arrestuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Urdhri i arrestit është firmosur nga SPAK dhe dyshohet se lidhet me dosjen e kompleksit Partizani. Për këtë çështje janë vendosur edhe dy masa siguri ndaj kryeopozitarit Sali Berisha. Më konkretisht ndaj tij janë marrë masat shtrënguese detyrim paraqitje, si dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i pallateve tek ish-kompleksi Partizani. Hetimet ndaj tyre kanë kohë që kanë nisur dhe tashmë SPAK ka urdhëruar arrestimet.

Ka qenë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që e ka sjellë para SPAK këtë çështje. Ai ka ngritur kallëzim në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI