Flash

Arrestohet "skifteri" pas grabitjes së një banese në Elbasan

Lapsi.al 21 October 2023
Arrestohet "skifteri" pas grabitjes së një banese në

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi kishte vjedhur 300 mijë lekë, në banesën e një qytetarje. I riu rezulton të jetë dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa në gusht kishte dëmtuar 2 objekte (çadra) në teatrin “Skampa”.

Në kudër të operacionit policor të koduar “Kontakti” është vënë në pranga Markel Kyçyku.

Njoftimi i policisë:

Nga hetimet, 21-vjeçari rezultoi autor dhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se në banesën në fshatin Shirgjan, i kishin vjedhur 300 000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Kontakti”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur zbardhja e kësaj vjedhjeje, si autor i së cilës u identifikua dhe u arrestua shtetasi M. K., 21 vjeç, banues në Elbasan.

Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Nis takimi i diplomatëve me Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në qeveri përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës-ndihmës Sekretarin e...

11:25

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI