Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

“Akuzat pa bazë, por politike!”/ Berisha: Prokuroria, seksion i Partisë Socialiste

Lapsi.al 21 October 2023
“Akuzat pa bazë, por politike!”/ Berisha: Prokuroria, seksion i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme pasi SPAK caktoi një masë sigurie ndaj tij dhe arrestoi dhëndrin e familjes së tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha deklaroi se akuzat ndaj tij janë të pabaza, por politike, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar “prokurorët e tij mercenarë” për këtë rast.

Ai u shpreh se urdhri për masën ndaj tij është në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë.

Sali Berisha: Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike! Ai, i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, afera e djegësve, afera e sterilizatorëve, afera e Portit të Durrësit, afera e Butrintit.

https://www.youtube.com/watch?v=CxzgkL1oX50&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB

Edi Rama, pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetuta, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e tij me emrin Xhillari në kompaninë I Riu, me tenderat që ka fituar Fangu apo burri i motrës së Linda Ramës, me implikimet e kësaj të fundit në bordet e bankave, de facto në përputhje me Kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Edi Rama, pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe eliminoi pluralizmin politik në parlament, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës si vëllau i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiqi shqiptar, dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë, të denoncuar publikisht në këtë sallë, për fshehje dokumentesh, për manipulim dosjesh, për bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje, nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit.

Por, duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën.

Pra, as kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndjehen më Sali berishë se kurrë.

As kufizimi im për të lëvizur në Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve parlamentare.

Por në vendin ku prokuroria është thjesht një seksion i PS, mund të merret çdo vendim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI