Flash

U raportua si vdekje natyrale, 70-vjeçari në Shkodër u vra nga fqinji i tij

Lapsi.al 20 October 2023
U raportua si vdekje natyrale, 70-vjeçari në Shkodër u vra nga

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Shkodër, ku një 70-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal.

Musa Bajraktari është vrarë nga fqinji i tij Xhemal Zeqiri.

Fillimisht u mendua se është vdekje natyrale por nga kcyrja e kufomës rezultoi se shtetasi Musa Bajraktari është vrarë nga komshia.

Nga provat e siguruara dyshohet se Zeqiri, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, fqinjin e tij, i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Boks, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç.

Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi:

-Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rama: Çfarë më tha Mitsotakis për Belerin

Kryeministri Edi Rama komentoi takimin me homologun grek Kiriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Dhe kryefjalë është çështja e kryebas...

22:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI