Flash

I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako kundërshton vendimin e Apelit

Lapsi.al 20 October 2023
I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako kundërshton

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre” në dy raste, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që la të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg.

Rekursi është regjistruar teksa pritet caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës. Dako u arrestua më 6  qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI