Flash

Gjinushi merr mandat të dytë si kryetar i Akademisë së Shkencave me 98% të votave

Lapsi.al 20 October 2023
Gjinushi merr mandat të dytë si kryetar i Akademisë së

Zgjedhjet u bënë në një proces të mbyllur, pa praninë e mediave dhe pa garë, ku Gjinushi, një politikan në pension, mori 98 përqind të votave.

Sipas zyrës së shtypit të Akademisë së Shkencave, nga 54 anëtarë të Asamblesë së ASH-së, morën pjesë në votim 53 anëtarë, nga të cilët 51 votuan pro dhe 2 kundër tij. Vetëm 44 anëtarë votuan fizikisht, ndërsa 9 të tjerë e dërguan votën e tyre me zarf, pasi nuk ndodheshin në Shqipëri.

Në këto votime u zgjodh gjithashtu në një mandat të dytë zëvendëskryetari Vasil Tole me 50 vota pro dhe 3 kundër. Gjinushi i quajti zgjedhjet demokratike dhe mbështetje për reformat që ai kishte ndërmarrë në 4 vjeçarin e parë në krye të akademisë.

“Secili kandidat ka në dorë veten e vet, dhe gjithkush ka qenë i ftuar, ligji ua jep të drejtën,” tha ai duke komentuar mungesën e garës.

Socialistët në pushtet ndryshuan disa herë ligjin për ASH-në duke i dhënë fillimisht Gjinushit mundësinë që të garonte për kryetar në vitin 2019 dhe më pas e ndryshuar sërish për t'i dhënë mundësinë që të merrte një mandat të dytë. Ndryshimet e fundit ligjore kaluan në Kuvend me një proces të kontestuar fort nga opozita, ndërsa vetë Gjinushi pranoi para Komisionit për Media dhe Edukim se kishte qenë inciator i këtyre ndryshimeve.

Anëtarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, i ka ankimuar këto ndryshime në Gjykatën Kushtetuese.

“Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialistë,” reagoi ajo të premten pas përfundimit të votimeve në ASH.

Sipas saj, zgjedhjet ishin një farsë dhe antiligjore, pasi mandati i tij kishte përfunduar me 18 korrik.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, por ligji i ri solli zgjedhjen në krye të saj të një Gjinushit, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate për më shumë se 2 dekada.

Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi të mbajë ceremoninë e betimit të Gjinushit duke vënë në dukje faktin se ai është një politikan dhe jo shkencëtar. Socialistët ndryshuan ligjin në mënyrë që të mundësonin betimin e Gjinushit në kuvend dhe jo në presidencë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë.

Në Korrik socialistët ndërhynë sërish në ligj duke hequr kufizimet e kandidimit për 2 mandate radhazi./ Blerina Gjoka për Reporter.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI