Flash

Gjermania pritet të dërgojë ekipe mjekësh në Gaza

Lapsi.al 20 October 2023
Gjermania pritet të dërgojë ekipe mjekësh në Gaza

Gjermania po përqëndrohet të furnizojë me ushqime popullsinë civile që vuan dhe të përmirësojë kujdesin shëndetësor, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pas një takimi me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi të enjten. “Ne po përgatitemi që të dërgojmë ekipe mjekësore në Gaza dhe të krijojmë mundësi që të trajtohen fëmijë të plagosur rëndë”, shtoi Baerbock. Ministrja e Jashtme vlerësoi premtimin e Jordanisë për një ndihmë të menjëhershme 5 milionë dollarë për popullatën civile në Rripin e Gazës.

“Apeloj tek të gjithë në rajon, sidomos tek shtetet e Gjirit që të ndjekin këtë shembull të rëndësishëm”, tha Baerbock. Të premten pritet të hapet kufitare e Rafahut që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës.

Edhe Gjermania po e përforcon ndihmën e saj për popullsinë civile në Gaza në gjendje të rëndë duke ofruar një ndihmë të menjëhershme humanitare prej 50 milionë eurosh. Me këto fonde do të mbështeten organizatat ndërkombëtare si Programi Botëror për Ushqimin, UNICEF dhe organizat e OKB për Refugjatët Palestinezë, UNRWA, bëri të ditur ministrja e Jashtme gjermane. Baerbock udhëtoi të enjten në Jordani, Izrael dhe Liban. Ajo shoqërohet nga diplomatja, Deike Potzel që është emëruar e dërguar e posaçme për ndihmën humanitare në Lindjen e Afërt.

Organizata terroriste Hamas nisi një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit më 7 tetor duke vrarë 1400 vetë dhe duke marrë peng më shumë se 200 të tjerë, mes tyre edhe gjermanë. Ka qenë gjakderdhja më e rëndë në historinë izraelite. Pas kësaj Izraeli reagoi duke rrethuar zonën palestineze të Rripit të Gazës dhe ndali furnizimin me karburant, ushqime dhe ujë e u kundërpërgjigj duke goditur objektiva të Hamasit. Sipas të dhënave të Hamasit deri më tani kanë humbur jetën 3785 vetë. Hamas kategorizohet nga Gjermania, BE, SHBA, dhe disa shtete arabe si organizatë terroriste./DW

Të këshilluara

SHBA: 32 amerikanë kanë vdekur në Izrael

Tridhjetë e dy shtetas amerikanë kanë vdekur në Izrael dhe 11 mbeten të pagjetur, tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matt Miller. Numri...

14:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI