Flash

Fundjavë me diell dhe shi/ Mot i paqëndrueshëm, nga e hëna përmirësohet moti

Lapsi.al 20 October 2023
Fundjavë me diell dhe shi/ Mot i paqëndrueshëm, nga e hëna

Temperaturat arritën sot deri në 32- 33 gradë Celcius, duke shënuar kështu një ditë vere më shumë. Por, sinoptikanja Besa Sherollari, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, shpjegon për TCH, se fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm

“Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë, reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e për t’u shtrirë më pas në vijën bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore.

Kjo situatë do të jetë prezente deri në mëngjesin e të dielës dhe gjatë ditës reshjet do të jenë prezente, por me intensitet të ulët lokale.

Nga dita e hënë presim përmirësim të kushteve meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në fushën termike nga dita e shtunë deri mesin e javës tjetër temperaturat do të shkojnë deri në 26-27 gradë“, deklaroi Sherollari.

Të këshilluara

Maratona, rrugët që bllokohen në Tiranë

Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet të dielën e 22 tetorit në Ti...

16:02

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI