Flash

"Cënon sigurinë kombëtare", Izraeli mbyll Al Jazeera-n

Lapsi.al 20 October 2023
"Cënon sigurinë kombëtare", Izraeli mbyll Al Jazeera-n

Qeveria izraelite po përgatitet për të mbyllur përkohësisht Al Jazeera dhe media të tjera, raportimi i të cilave “dëmton sigurinë kombëtare” në luftën me milicitë e Gazës, tha rrjeti televiziv arab me bazë në Katar.

Sipas Al Jazeera, Ministria e Transportit e Izraelit ka hartuar tashmë vendimin për këtë masë emergjente, me miratimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave izraelite të sigurisë.

“Gjithçka që mbetet për të ndalur transmetimet e kanalit nga Izraeli është miratimi përfundimtar i qeverisë, i cili pritet në orët e ardhshme, sipas një deklarate ministrore”, raporton Al Jazeera. Në njoftim theksohet se sapo të merret drita jeshile nga kabineti atëherë urdhri do të ketë “efekt” të menjëhershëm.

Të këshilluara

SHBA: 32 amerikanë kanë vdekur në Izrael

Tridhjetë e dy shtetas amerikanë kanë vdekur në Izrael dhe 11 mbeten të pagjetur, tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matt Miller. Numri...

14:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI