Flash

BB: Shqipëria i ngadalësoi ritmet për arritjen e standardeve të BE-së, ndryshe nga rajoni

Lapsi.al 20 October 2023
BB: Shqipëria i ngadalësoi ritmet për arritjen e standardeve

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim të dukshëm në drejtim të konvergjencës së të ardhurave me vendet e BE. Konvergjenca e të ardhurave matet zakonisht duke krahasuar të ardhurat për frymë të një vendi me atë të një kombi më të begatë, në këtë rast mesatarja e BE-së. Për Ballkanin Perëndimor. Banka Botërore në raportin e fundit rajonal evidentoi se, ky raport varionte nga 27.3 për qind në Kosovë në 50 për qind në Mal të Zi në vitin 2022, duke treguar se standardet e jetesës së vendeve janë midis një të katërtës dhe gjysmës së mesatares së BE-së.

Megjithatë, jo të gjitha vendet kanë arritur të njëjtin nivel konvergjence dhe as nuk kanë përparuar me të njëjtën shpejtësi.

Duke ekzaminuar shpejtësinë mesatare të konvergjencës, ose shkallën e ndryshimit në konvergjencën e të ardhurave për dekadë, evidentohet se Mali i Zi dhe Serbia kanë rritur shpejtësinë e konvergjencës në dekadën e fundit. Ekonomitë e tjera kanë reduktuar shpejtësinë e konvergjencës, që do të thotë se shkalla e saj ka qenë më ulët se në vitet 2000.

Për shembull, shpejtësia e konvergjencës për Shqipërinë është ulur nga një mesatare prej 5 pikë përqindjeje pas vitit 1997 në rreth 2.7 pikë përqindjeje në dekadën e fundit.

Banka Botërore vë në dukje se, investimet në kapitalin njerëzor dhe në produktivitetin e bizneseve janë dy rrugët për të përshpejtuar konvergjencën, në të gjitha vendet e Rajonit dhe sidomos në Shqipëri.

Fusha të tjera kanë të bëjnë me menaxhimin më të mirë ekonomik, reforma në ndërmarrjet shtetërore (NSH) dhe forcimin institucional në përgjithësi ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies. Banka sugjeron se rritja e menaxhimit të investimeve publike është gjithashtu thelbësore, pasi mangësitë në sasinë dhe cilësinë e kapitalit të infrastrukturës minojnë kthimin e investimeve private.

Poltikat dhe investimet e koordinuara për integrimin rajonal mund të gjenerojnë gjithashtu përfitime të rëndësishme në mbarë Rajonin. Për shembull, ulja e kohës së pritjes në kufi ka të njëjtin ndikim në eksporte si ulja e tarifave në tregun e BE-së.

Së fundi, tranzicioni i gjelbër dhe nevoja për një model të qëndrueshëm ekonomik shihen gjithashtu si mundësi për vendet e Ballkanit që të përafrojnë standardet me BE-ne. Disa nga vendet e rajonit përfshirë edhe Shqipërinë kanë hapur negociatat me BE për anatërsim, por deri në momentin kur të merret vendimi i pranimit Shqipëria duhet të ketë një nivel të ardhurash për frymë së paku 50% e mesatares së BE-së nga 32 për qind që ka aktualisht.

Shqipëria prej vitesh ka rënë në kurthin e një modeli ekonomik të bazuar në krahun e lirë të punës dhe bizneset nuk po munden të kalojnë në hapin tjetër të zinxhirit të vlerës për të rritur fitimet për punonjësit e për rrjedhojë të ardhurat për frymë të popullsisë./ Monitor 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI