Flash

SHBA: 32 amerikanë kanë vdekur në Izrael

Lapsi.al 19 October 2023
SHBA: 32 amerikanë kanë vdekur në Izrael

Tridhjetë e dy shtetas amerikanë kanë vdekur në Izrael dhe 11 mbeten të pagjetur, tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matt Miller. Numri i të vdekurve është rritur me një që nga përditësimi i fundit nga zyrtarët amerikanë.

Miller nuk tha se sa nga të pagjeturit besohet se mbahen peng nga Hamasi, por tha se sigurimi i lirimit të tyre mbetet një prioritet kryesor.

“Për sa i përket punës sonë për të siguruar lirimin e pengjeve, ajo punë është duke vazhduar”, tha Miller në një konferencë, duke vënë në dukje se “vetë sekretari ishte i fokusuar në të ndërsa ne ishim në rajon”.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga luftimet e përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit e ka kaluar shiftën e 5 mijë viktimave.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 3 mijë e 785 persona kanë humbur jetën në Gaza si pasojë e bombardimeve izraelie, ndërkohë që ministria e Izraelt ka njoftuar se rreth 1 mijë e 400 persona kanë humbur jetën nga bombardimet e grupit militant palestinez.

Numri i viktimave nga të dyja palët tashmë ka arritur në 5 mijë e 185 persona që nga 7 shtatori kur Hamasi nisi një sulm masiv me raketa drejt Izraelit i cili u kundërpërgjigj menjëherë.

Viktimat në Gaza, sipas autoriteteve janë shumica fëmijë, 1 mijë e 524 të tillë e ndërsa 1 mijë gra mendohet të jenë vrarë nga bombardimet izraelite në zonat e banuara. Pjesa tjetër, rreth 200 viktima janë të moshuar, sipas Ministrisë së Shendetësisë gaziane.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI