Flash

Rama: E vërteta e raporteve të mia me Kurtin dhe Vuçiç

Lapsi.al 19 October 2023
Rama: E vërteta e raporteve të mia me Kurtin dhe Vuçiç

Kryeministri Edi Rama përsëriti në emisionin “Opinion” se Kosova duhet të ndjekë këshillat e ndërkombëtarëve për të gjetur rrugën e marrëveshjeve me Serbinë. Duke u ndalur te deklarata e presidentit të Francës Macron për vizat e Kosovës, Rama tha se qeveria e Kosovës duhet të përfitojë nga javët në vijim.

Kreu i qeverisë zbuloi se për këtë çështje qeveria e Kosovës nuk i ka kërkuar mendim, ndërsa tha se vendimi i takon kryeministrit të Kosovës. Sipas Ramës, qeveria e Kosovës duhet bashkëpunojë më shumë me ndërkombëtarët dhe të plotësojë kushtet që ata kërkojnë.

“Shqetësuese është se profile publike dhe profile falso u hodhën kundër tij dhe kundër meje, sikur këtë e bëra unë. U them atyre që ta lexojnë mirë atë që ai tha se foli për disa javë në vijim dhe këto javë duhet të jenë kohë oportuniteti. Angazhimi i tyre dhe arsye pse gjithë ky reagim, që nuk është vetëm i Macron dhe i të gjithëve, negativ ka të bëjë me investimin te Kosova.

Përsa kohë i kanë vënë Kosovës në tavolinë një plan që është njohja de facto e Kosvës nga Serbia, nuk e kuptoj këtë absurditet. Ata mendojnë që Kosova duhet të bëjë pjesën e saj dhe t’ua lë atyre të merren me Serbinë, kjo është e gjitha. Pala më e interesuar për të dalë nga kjo situatë është Kosova. në rast se do më kërkoje mendim, unë do e bëja…

Nuk jam në pritje të kësaj kërkese dhe nuk më vjen keq pasi kjo është sovranitet i deleguar nga populli për kryeministrin e Kosovës. Kosova duhet të bëjë pjesën e vet. Kosova duhet të thotë, 1,2,3,4,5 dhe tani merruni me Serbinë. Lëruani në dorë atyre që u rrinë në kokë Kosovës dhe kjo që unë firmos dhe ai nuk firmos është dëmtuese për Kosovën. Plani Franko-Gjerman është ideale për Kosovën. Nëse ideale është që Serbia të shtrihet dhe të paguaj dëmshpërblimet kjo ekziston në një botë tjetër”, - tha Rama që u pyet edhe për marrëdhëniet me Kurtin dhe Vuçiç.

“Me Kurtin kam të njëjtat raporte. Erdhi në Tiranë për ndeshjen, por nuk njoftoi askënd. As protokolli nuk u njoftua. Qëndroi në një lozhë tyë rezervuar për personalitete.

Raportet me Vuçiç janë siç kanë qenë. Janë raporte të drejtpërdrejta. Nuk erdhi në samitin e Procesit të Berlinit sepse shkoi në Kinë. Unë e njoh Serbinë dhe e di se deri ku shkojnë raportet tona me Serbinë. Presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur unë. As fqinjin që kemi atje pas bjeshkëve nuk e kemi zgjedhur. Ne kemi vetëm mundësinë për të bërë paqe.

Ajo që humbet nga vonesa e paqes është Kosova. Kosova e ka fituar luftën dhe tashmë duhet të punojë për paqen. Ata që morën 5 milionë armatime dhe bënë atë që bënë dhe morën përgjigjen nga policia e Kosovës. Ndaj duhet që Kosova të bëjë hetime dhe të nxjerrë përgjegjësit” – tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI