Flash

Opozita bllokon Kuvendin/ Braçe: Protestojnë që ne të njohim Saliun si kryetar të PD

Lapsi.al 19 October 2023
Opozita bllokon Kuvendin/ Braçe: Protestojnë që ne të

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur për vendimin e sotëm të deputetëve të opozitës, të cilët në shenjë proteste bllokuan punimet në Kuvend.

Ai tha se këta deputetë kanë si qëllim njohjen nga ne të Berishës si kryetar të PD-së.

“Protestojnë për Saliun. Ne nuk njohim asnjë prej tyre as Saliun. Këta të; Lulit nuk kanë ardhur, këta të tjetër një pjesë kanë zënë sallën. Po përjashtuan. Ata më kanë marrë vetëm kartën. Pa pushtet nuk ekzistojnë ata. Ata deputetë që janë aty brenda, siç është ajo Albana Vokshi, është e tmerrshme, ka hypyr te karrigia e ministren dhe nuk ikën. Na kërkojnë ne që të njohim si kryetar të PD Sali Berishën. Nuk është kompetenca jonë. Të tregoj një mesazh të një deputeti të PD që thoshte që; pse nuk na njihni!

Po të them nëse doni drejtësi politike, atë e kemi pasur deri 1990, sot kemi një drejtësi që po e duartrokasim. Dje e kishin kreun e SPAK dhe e mbështetën e duartrokitën. Sa kohë kemi një prokurori speciale, nuk na duhet një prokurori politike si kjo këtu. Për sa kohë heton SPAK kujt i intereson a po heton Sali Berisha. Hetimi i Sali Berishës mbaron me dy raporte që nuk vlejnë asgjë, ai i SPAK mbaron me arrestime”, tha ai.

Të këshilluara

Kuvendi njofton mbylljen e seancës plenare

Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca plenare e kësaj të enjteje. Pas kaosit të krijuar nga opozita, e cila nuk lejoi nisjen e seancës, Kuvendi njoftoi mbylljen e p...

10:42

Kryeministri britanik shkon sot në Izrael

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të mbërrijë në Izrael të enjten për takime me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Isaac Herzog, përpara se t...

08:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI