Flash

Berisha: Sot nisi një betejë e re kundër qeverisë, "çadra" u tradhtua

Lapsi.al 19 October 2023
Berisha: Sot nisi një betejë e re kundër qeverisë,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në emisionin “Open”, në News24 për atë që ai e cilëson ‘beteja e re” kundër qeverisë, e nisur sot me aksionin në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe moslejimin e zhvillimit normal të seancës. Berisha foli për mekanizmat që do të ndiqen për të arritur qëllimin, ndërsa shtoi se tashmë nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër. Sipas tij janë në situatën, ose të luftojnë në Parlament, ose ta bojkotojnë atë. Zgjidhjen e fundit Berisha thotë se nuk e konsiderojnë.

“Mjetet që do të përdorim janë ato që ka përdorur çdo lëvizje popullore për realizimin e objektivave. Kemi konsumuar deri sot me durim të tejskajshëm mundësitë e tjera, derisa jemi gjetur de facto të përjashtuar nga Parlamenti. Të zhveshur nga çdo lloj funksioni kushtetues si deputetë, në këtë mënyrë Rama pasi grabiti qindra mijëra vota me mekanizmat e njohura, tani kërkon që dhe ata që nuk grabiti dot dhe që votuan për opozitën, t’i sekuestrojë.

Sot jemi në kushte që nuk kemi qenë kurrë në Parlament, ku çdo e drejtë kushtetuese i mohohet dhe zëvendësohet opozita e vërtetë me peng-opozitën. Ne kemi dorëzuar ligje dhe rezoluta që Rama i arkivon në sirtarët e Nikollës, që nuk mund të ndodhë kurrë.

Kemi kërkuar 6 komisione Parlamentare, që është taksativ nga Kushtetuta, dhe këta e kanë kundërshtuar me qëllimin e vetëm, sepse Rama nuk mund të pranojë të hetohet afera McGonigal. Sepse ai me McGonigal dhe Agron Nezën kanë vepruar si grup kriminal. Nuk kanë dhënë asnjë argument për rrëzimin e kërkesave tona për ngritjen e Komisioneve.

Shkeljet e panumërta të ligjit të konfliktit të interesit janë te Rama dhe familja e tij, ai sot nuk duhet të kishte imunitetin e deputetit. Dhe ai nuk e lejon këtë, nuk lejon hetimin e aferave sepse është pas tyre”, tha Berisha.

Por cili do të jetë mekanizmi dhe aksioni që do të ndjekë opozita për të arritur qëllimin e saj?

“Ne nuk duhet të tërhiqemi nga Parlamenti, por të bëjmë gjithçka që Parlamenti të rikthehet. Çdo formë qëndrese civile që deputetët mund të organizojnë, do e organizojnë. Dhe rrethimi i parlamentit do të vijë, por në fillim të luftojmë ne vetë aty. Jemi para alternatives ose të luftojmë në parlament ose të bojkotojmë”, - tha ai.

A do të kenë rezultat këto hapa, të cilat janë ndërmarrë edhe më herët?

“Ndryshimi është shumë i madh. Le të marrim çadrën. Ishte një lëvizje fokale, e përqendruar, por pati efekt të padiskutueshëm. Por pati tradhti! Ato interesa u shitën, u tradhtuan nga Lulzim Brava. Unë në atë kohë, marrëveshjen e mbështeta se ishte shumë e mirë, por çfarë ndodhi? Është akt publik fatmirësisht tradhtia. Javën e parë PD nga 32 pikë në polle, shkoi në 38 pikë.

Ditën e parë të javës së dytë, Rama deklaron që ‘ai është çun i mirë, me të do qeveris’. Ky është mesazh bashkëqeverisje. Si u faktua? Të dy altoparlant kundër Metës! I thirra dhe i thash ‘të paktën korpusin militantesk të partisë t’i e largove dhe nuk të vjen në votim’. Sepse ai Metën, ky Metën… ajo ishte marrëveshje dhe aty morën me rezultat më katastrofik se në 1997. Kësaj here do jetë ndryshe, e para nuk do bëhen gabimet e para”, - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI