Flash

Berisha: Rama loboi që Macron të bënte deklaratën për anulimin e vizave të Kosovës

Lapsi.al 19 October 2023
Berisha: Rama loboi që Macron të bënte deklaratën për

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka lobuar që Presidenti Emmanuel Macron të bënte deklaratën lidhur me anulimin e vizave për Kosovën. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha u shpreh se Rama ka gënjyer se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës.

“Edi Rama pasi u mbyll Samiti, hapi mashtrimin se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë. Padroni i tij i tha varteses së vet t’ia japin këtë dhuratë. Nuk ka kërkuar kurrë sanksione ndaj Serbisë, gënjeu vetëm për të mushtuar kosovarët. Vizita e parë në histori e një Presidenti francez, padiskutim e jashtëzakonshme, ishte nën ombrellën e Samitit. Edi Rama e njoftoi vizitë tre ose katër ditore, dhe ajo ishte disa orëshe. Edi Rama loboi në takim që Macron të thoshte deklaratën për vizat… a nuk ishte ky lajmi më i rëndësishëm i vizitës së tij?”, tha Berisha.

Të këshilluara

Rama: Çfarë më tha Mitsotakis për Belerin

Kryeministri Edi Rama komentoi takimin me homologun grek Kiriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Dhe kryefjalë është çështja e kryebas...

22:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI