Flash

Berisha nuk largohet nga foltorja: Beteja sapo ka filluar…

Lapsi.al 19 October 2023
Berisha nuk largohet nga foltorja: Beteja sapo ka filluar…

Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse në errësirë, ka vendosur të qëndrojë në sallën e Kuvendit.

Berisha ka deklaruar nga foltorja e Parlamentit se kjo është dita e parë e betejës së opozitës.

Si grup gangsterësh, fikën dritat dhe u larguan. Ata treguan se çfarë përfaqësojnë. Ju garantoj se në parlament do të zhvillohet një nga betejat. Kjo është dita e parë e betejës tonë, këtë betejë e kemi detyrë tonën. Kjo qeveri ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Unë jam i bindur se qindra mijëra nga ju do donin të ishin brenda kësaj salle, por theksoj se sot gjer në rikthimin e votës së lirë, në parlament do luftojmë ne për ju.

Aty ku vdes parlamentarizmi ky institucion kthehet në vegël të verbër të kreut të krimit të organizuar shqiptar, Edi Ramës. Kjo betejë nuk është e lehtë, por është absolutist detyra jonë për t’u kryer. Do mbrojmë interesat kombëtare aty ku shkelen Kosova sot ka një qeveri demokratike, ka një kryeministër ndaj të cilit nuk rëndon asnjë lloj akuze që rëndojnë ndaj Vuçiçit apo Ramës”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Kuvendi njofton mbylljen e seancës plenare

Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca plenare e kësaj të enjteje. Pas kaosit të krijuar nga opozita, e cila nuk lejoi nisjen e seancës, Kuvendi njoftoi mbylljen e p...

10:42

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI