Flash

Shtetet arabe kërkojnë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Lapsi.al 18 October 2023
Shtetet arabe kërkojnë armëpushim të menjëhershëm

Të 22 shtetet arabe në Kombet e Bashkuara janë bërë bashkë për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas shpërthimit shkatërrues në një spital në qytetin e Gazës.

Riyad Mansour, ambasadori palestinez në OKB, tha se anëtarët e Grupit Arab “janë të zemëruar nga kjo masakër” dhe po ashtu janë të bashkuar në kërkesën për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare dhe parandalimit “të zhvendosjes me dhunë” të palestinezëve. Mansour tha se pas “masakrës” synimi kryesor është armëpushimi sepse ai “shpëton jetë dhe është gjëja më e rëndësishme”.

Po ashtu, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është “i tmerruar” nga vdekjet “në spitale dhe personeli mjekësor është i mbrojtur sipas ligjit humanitar ndërkombëtar”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mërkurën pritet të votojë një draft-rezolutë që aktualisht dënon “aktet e tmerrshme terrosite nga Hamasi” kundër Izraelit dhe të gjithë dhunën kundër civilëve. Po ashtu bën thirrje për “pauzë humanitare” në mënyrë që të dërgohet ndihma për miliona banorë në Gazë.

Më 17 tetor, një spital në Gazë ndodhi një shpërthim dyshohet se vrau qindra persona. Izraeli ka mohuar përfshirjen, ndërkaq ka fajësuar grupin militant nga Gaza, Xhihadin Islamik. Por, ky grup po ashtu ka mohuar se qëndron prapa shpërthimit.

Sipas Radio Evropa e Lirë, që kur Hamasi kreu sulme të koordinuara më 7 tetor nga Izraelit, ky i fundit është kundërpërgjigjur me rrethimin e Gazës dhe me sulme ajrore. Mijëra persona deri më tani janë vrarë si pasojë e dhunës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI