Flash

Pentagoni: SHBA-ja ofron sisteme të sigurisë për të eliminuar Hamasin, jo për vrasje të civilëve

Lapsi.al 18 October 2023
Pentagoni: SHBA-ja ofron sisteme të sigurisë për të

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se SHBA-ja po ofron sisteme të sigurisë për Izraelin për të eliminuar grupin palestinez Hamas dhe jo për vrasjen e civilëve të pafajshëm në Palestinë.

“Ne pa dyshim po i japim Izraelit sistemet e sigurisë që duhen për të eliminuar Hamasin në Gaza… Kjo nuk do të thotë vrasjen e civilëve të pafajshëm”, tha zv/sekretarja për media e Pentagonit, Sabrina Singh. Komentet e saj erdhën në përgjigje të një pyetje lidhur me raportet për një sulm izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza.

“Unë jam në dijeni të raporteve, por nuk kam asgjë për të ofruar më tej në këtë moment”, tha Singh për sulmin që la qindra njerëz të vdekur.

Duke lavdëruar ushtrinë izraelite si “shumë të aftë dhe profesionale”, Singh tha: “Ne besojmë se ndihma e sigurisë që ata po përdorin në Gaza do të përdoret siç duhet dhe do të përdoret për të shënjestruar Hamasin, por gjithashtu duke lejuar qëllimet e asistencës civile humanitare”.

Singh theksoi se zyrtarët amerikanë vazhdojnë kontaktet e tyre me izraelitët për të siguruar që civilët në Gaza të kenë atë që u nevojitet dhe të mund të evakuohen në zona të sigurta. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, për Anadolu tha se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli mbrëmë vonë.

Sulmi vjen në ditën e 11-të të konfliktit, me një thirrje ndërkombëtare në rritje të grupeve joqeveritare dhe liderëve botërorë që thonë se fushata e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar, duke përfshirë objektet e kujdesit shëndetësor, shtëpitë banuese dhe shtëpitë e adhurimit, shkel ligjin ndërkombëtar dhe mund të përbëjë krime lufte. Hamasi shënjestrimin e spitalit nga Izraeli e quajti “gjenocid”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI