Flash

Parlamenti Europian ka një thirrje për Malin e Zi

Lapsi.al 18 October 2023
Parlamenti Europian ka një thirrje për Malin e Zi

Parlamenti Evropian ftoi Malin e Zi që të tejkalojë ndasitë politike dhe të përparojë në procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar se kriza aktuale politike ia ka humbur një vit të tërë këtij shteti kandidat për Bashkimin Evropian.

Kjo është përfshirë në rezolutën për Malin e Zi që u votua më 18 tetor në PE. Ajo u hartua nga raportuesi për Malin e Zi në PE, Tonino Piculla, socialdemokrat nga Kroacia.

Gjatë debatit për rezolutën, shumë eurodeputetë shprehën shqetësime për përpjekjet për ndikim nga Rusia në Mal të Zi si dhe përshëndetën vazhdimin e përshtatjes së plotë të Podgoricës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Deputetët në PE kërkuan që cilado qeveri që do të formohet në Mal të Zi të mbajë kursin drejt BE-së.

Mali i Zi ka mbështetur të gjitha sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe PE-ja kërkoi që kjo të vazhdojë, pavarësisht se në Mal të Zi ka forca politike që kanë qëndrime pro-ruse.

Po ashtu, në rezolutë është përmendur edhe shqetësimi për ndërhyrje nga Kina dhe Serbia në çështjet e brendshme të Malit të Zi.

Deputetët e Parlamentit Evropian përmes këtij raporti kanë kërkuar që Mali i Zi të përshpejtojë procesin e reformave, sidomos ato që janë të nevojshme për procesin e integrimeve në BE, siç janë reformat në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mali i Zi vazhdon të jetë vendi më i avancuar kandidat në procesin e anëtarësimit në BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Podgorica ka hapur të gjithë kapitujt negociues në këtë proces dhe deri më tani i ka mbyllur tre kapituj. Por, për vite të tëra nuk ka mbyllur kapituj negociues.

Procesi ka ngecur për shkak të krizave të vazhdueshme politike në shtet.

Mali i Zi ka mbajtur të parakohshme parlamentare më 11 qershor. Lëvizja Evropa Tani fitoi më së shumti vota, përkatësisht 26 për qind.

Qeveria e re pritet të formohet nga Millojko Spajiç, do të jetë e treta që nga largimi i Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviåit nga pushteti, në gusht të vitit 2020.

Qeveria e parë e Zdravko Krivokapiqit, e formuar nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe, zgjati 14 muaj.

Qeveria e dytë, në krye me Dritan Abazoviçin, u përball pas tre muajsh me votë mosbesimi dhe deri më sot ajo funksionon me mandat teknik./ REL

Të këshilluara

Tiranë, zjarr në një apartament

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Zjarri nisi në dhomën e gjumit të një apartamenti, që ndodhet në ...

14:20

Dy të arrestuar në Korçë, zbardhen akuzat

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi njëri prej tyre përndiqte një vajzë të mitur dhe tjetri ushtroi dhunë ndaj të bijës dhe bashkëshortes. Materialet proced...

16:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI