Flash

"Kupa po derdhet", Berisha mbledh strukturat e PD

Lapsi.al 18 October 2023
"Kupa po derdhet", Berisha mbledh strukturat e PD

Sali Berisha, në një takim me strukturat e tij në qarkun e Tiranës ka deklaruar se sot opozita është de facto jashtë Parlamentit, duke bërë përgjegjës për këtë kreun e qeverisë, Edi Rama.

Berisha deklaroi se në këtë pikë ‘kupa po derdhet’ dhe se tani nis një betejë e re kundër qeverisë. Ai tha se qendra do të nisë ditën e enjte në Parlament, “për të mos e ndalur më”.

“Thirra këtë takim pasi PD dhe opozita hynë në një fazë të re, në një betejë të re e cila imponohet nga kushtet dhe rrethanat që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për opozitën në 30 vite.

Opozita, PD, kaloi në këto dy vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike, ndonëse ajo mbart në vete sot të gjitha transformimet e mëdha të Shqipërisë, në dekada.

Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithanshëm të të drejtave të tyre ligjore, me një agresion të vërtetë nga qeveria, që synon dhe ka synuar mosasgjesimin e saj tërësisht, shndërrimin e saj në një forcë politike pa vlerë apo një fasadë të saj.

Por ka një moment e cila në gjuhën e thjeshtë të popullit thuhet ‘kupa po derdhet’. Pas mbijetesës sonë në këto dy vite, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Rama me një seri vendimesh de facto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Pra ne si përfaqësues të atyre 600 mijë qytetarëve që më 14 maj votuan kundër qeverisë, ne de facto në Parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e Parlamentit, në rrafshin politik të paqenë. Hynë në parlament pasi nuk i lejohet më asnjë komision Parlamentar, e drejtë kushtetuese e opozitës.

Pas komisionit parlamentar të djegësave, kemi dërguar 4 kërkesa për komisione të tjera, që të gjitha në mënyrë antikushtetuese janë bllokuar.

Qëndrimet ndaj opozitës në Parlament kanë arritur në atë shkallë që çdo kërkesë për transparencë ndaj ministrave për t’u paraqitur në komisione dhe dhënë llogari për çka ndodh që të gjitha marrin një refuzim banditësh dhe dërgohen përfaqësuese që s’kanë asnjë tagër. Deputetët tanë nuk përfillen por shpërfillen ndaj çdo gjëje. Procesi i bashkimit të deputetëve u përball me një ndërhyrje brutale nga na e qeverisë.

Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në përgjithësi nga çdo lloj përfaqësimi dhe përfaqësimi i qeverisë nga pseudo pozitë dhe përfaqësues të vetë.

Në këtë proces qëndrimet armiqësore ndaj opozitës kulmuan me vendimin e Ramës për t’i caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të vendit, Parlamentarit. Gjë që nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite demokraci. Vendosën që bashkëkryetari ynë në komision të jetë Oerd Bylykbashi. Me një eksperiencë të gjatë në këtë komision dhe OSBE, kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që bashkëkryetarin as pozita e as opozita t’i caktojë.. Pas kësaj Parlamenti me urdhër të Ramës voto në vend të Bylykbashit, Alibeajn", tha Berisha.

Të këshilluara

OKB thirrje për armëpushim në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të mërkurën se sulmet e grupit militant të Hamasit në Izrael nuk justifikojnë “ndëshkimin kolektiv” të pa...

17:45

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI