Flash

KMSH reagon për sulmet ndaj civilëve në Gaza: Jashtë çdo norme që parashikon lufta

Lapsi.al 18 October 2023
KMSH reagon për sulmet ndaj civilëve në Gaza: Jashtë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me luftën e përgjakshme mes Hamasit dhe Izraelit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ky komunitet thotë se po e ndjek me shqetësim dhe i ka konsideruar sulmet ndaj civilëve të papranueshme nga cilado palë që vijnë.

Sipas Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, derdhja e gjakut të njerëzve të pafajshëm është një akt barbar dhe jashtë çdo norme e parimi që parashikon lufta.

REAGIMI

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim luftën mes Hamasit dhe Izraelit që ka filluar prej ditësh. Sulmet ndaj civilëve të pafajshëm janë të papranueshme nga cilado palë që të vijnë, ashtu sikurse është e papranueshme kundërpërgjigjja jo-proporcionale. Derdhja e gjakut të njerëzve të pafajshëm është një akt barbar dhe jashtë çdo norme e parimi që parashikon lufta.

Politikat agresive të të dyja palëve dëmtojnë rëndë perspektivën e paqes mes dy popujve, atij palestinez dhe izraelit. Ne shpresojmë që fuqitë e mëdha, të cilat kanë detyrën dhe përgjegjësinë të menaxhojnë ekuilibrat ndërkombëtarë, të ndërhyjnë sa më parë dhe të t’i japin fund kësaj lufte.

Paqja është një nga begatitë më të mëdha që Zoti i ka dhënë njeriut dhe kërkon prej tij që ta ruajë atë, duke thënë: “O ju që keni besuar, hyni në paqe të gjithë së bashku…” (Bekare/208). Edhe Profeti ynë (a.s) në çdo rast këshillon paqen si të vetmen formë të pranueshme jetese për njeriun. Lutemi që paqja të arrihet sa më parë dhe të dy popujt të gjejnë qetësinë e nevojshme! Zoti i mëshiroftë shpirtrat e atyre që kanë humbur jetën, u dhëntë shërim të plagosurve dhe forcë atyre që po përballen çdo ditë me pasojat e kësaj lufte! Të dy popujt meritojnë të jetojnë në dy shtete dhe në paqe mes tyre. Sjellim në vëmendjen e besimtarëve që të shtojnë lutjet për paqe e siguri anë e kënd botës

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI