Flash

Izraeli nxjerr audio-përgjimin: Spitali në Gaza u godit nga Xhihadi Islamik

Lapsi.al 18 October 2023
Izraeli nxjerr audio-përgjimin: Spitali në Gaza u godit nga Xhihadi

Ushtria izraelite publikoi audion e një bisede telefonike që sipas saj është zhvilluar mes dy militantëve të Hamasit. Gjatë telefonatës, njëri njofton tjetrin se raketa që ra në spitalin e Gazës dhe ku u vranë 500 persona është lëshuar nga Xhihadi Islamik.

“Ata e lëshuan atë nga varrezat pas spitalit Al-Ma'amadan. Ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta” – thuhet ndër të tjera në bisedë. Vetë Hamasi dhe Xhihadi Islamik i kanë mohuar akuzat.

I PLOTE TEKSTI I BISEDËS AUDIO

- Po them se është hera e parë që shohim një raketë që bie si kjo dhe për këtë arsye po them se i përket Xhihadit Islamik.

- Çfarë?

- Ata thonë se ai i përket Xhihadit Islamik.

- Po vjen tek ne?

- Kështu duket.

- Kush e thotë këtë?

- Po thonë se predha e raketës është predhë lokale dhe jo si predhat izraelite.

- Cfare po thua?

Heshtje.

- Po aman o Zot, a nuk mund të gjenje një vend tjetër për të shpërthyer?

- Nuk ka rëndësi, po, e hodhën nga varrezat pas spitalit.

- Çfarë??

- Ata e hodhën atë nga varrezat pas spitalit Al-Ma'amadani, dhe ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta.

- A ka ndonjë varrezë pas saj?

- Po, El-Ma'amadani ndodhet pikërisht në kompleks.

- Ku është, kur hyn në kompleks?

- Fillimisht hyn në kompleks dhe shkon drejt qytetit, dhe është në anën e spitalit Al-Ma'amadani.

- Po, e njoh.

Të këshilluara

OKB thirrje për armëpushim në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të mërkurën se sulmet e grupit militant të Hamasit në Izrael nuk justifikojnë “ndëshkimin kolektiv” të pa...

17:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI