Flash

Bilanc lufte në shtator/ 93 aksidente, 16 jetë të humbura, 140 të plagosur

Lapsi.al 18 October 2023
Bilanc lufte në shtator/ 93 aksidente, 16 jetë të humbura, 140

Fluksi i madh i mjeteve që ka karakterizuar këtë shtator është shoqëruar edhe më një shtim të numrit të aksidenteve krahasuar me një vit më parë.

Referuar INSTAT rritja llogaritet rreth 4.5%.

16 persona kanë humbr jetën dhe 140 të tjerë janë plagour në 93 aksidente rrugore të ndodhura gjatë këtij shtatori në të gjithë vendin. Nga analiza e bërë këtyre aksidenteve ka rezultuar se në 94% të rasteve aksidentet kanë ndodhur për shkak të sjelljes së gabuar të drejtuesve të mjeteve.

Numri më i lartë i aksidenteve këtë shtator është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç dhe kryesisht ditën e shtunë paradite.

“Duhet një menaxhim më i mirë i trafikut për të sjellë ulje të aksidenteve. Duhet të kemi parasysh se ne si vend kemi drejtues agresiv që sjellin shpesh herë aksidente. Ndërkohë mendoj se është i nevojshëm një testim i drejtuesve të mjeteve për lëndët psikotrope pasi referuar shifrave të Instat nga viti në vit përdoruesit e tyre rriten”- tha Artur Sulçe.

Referuar të dhënave për 9 mujori e këtij viti në vend janë shënuar 21 aksidente me pak se një vit më parë./TCH

Të këshilluara

Dy të arrestuar në Korçë, zbardhen akuzat

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi njëri prej tyre përndiqte një vajzë të mitur dhe tjetri ushtroi dhunë ndaj të bijës dhe bashkëshortes. Materialet proced...

16:10

OKB thirrje për armëpushim në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të mërkurën se sulmet e grupit militant të Hamasit në Izrael nuk justifikojnë “ndëshkimin kolektiv” të pa...

17:45

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI