Flash

Opozita drejt rrugës radikale/ Berisha: I ka bërë gabim llogaritë nipi i Spiro Kolekës!

Lapsi.al 18 October 2023
Opozita drejt rrugës radikale/ Berisha: I ka bërë gabim

Opozita premton të radikalizojë aksionin përballë qeverisë dhe këtë pritet ta tregojë në seancën më të parë parlamentare. Sipas liderit të demokratëve, Sali Berisha, Rama mban peng logon, cakton kryetarit e grupit parlamentar dhe nuk pranon asnjë komision hetimor parlamentar, duke mos i lënë asnjë rrugë normale reagimi opozitës.

"Opozita, de facto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me Kushtetutën i takon të përmbushë detyrën ndaj qytetarëve. Por me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës që ka marrë përsipër për herë të parë në histori të emërojë bashkëkryetarin që do ai, dhe jo atë që zgjedh opozita me deputetët e saj, t'i rrëmbejë edhe postin e kryetari të grupit parlamentar, me bllokimin e çdo nisme të hetimit të komisionit parlamentar që është e drejtë kushtetetuese, që pas komisionit për inceneratorët nuk lejon më asnjë se çdo hetim të con te familjarët e tij Ndaj opozita do nisë qëndresën e saj në parlament me të gjitha mjetet e mundshme civile dhe do t'i përgjigjet Ramës me të gjitha mënyrat. Të keni durim dhe t’i ndiqni cdo seancë veprimet e opozitës. I ka bërë llogaritë gabim nipi i Spiro Kolekës" tha Berisha.

Opozita ka provuar më herët rrugët radikale të bojkotit, të djegies së mandateve dhe protestave të pandalshme në rrugë, por këto janë shfrytëzuar nga Rama për t'i përshtatur ligjet në favor të tij edhe duke mbajtur një opozitë sa për sy e faqe në parlament.

https://lapsi.al/2023/10/17/opozita-2/

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI