Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Ahengu i Procesit të Berlinit/ Çfarë synon politika me Preljocajn, Gjipalin dhe Gjebrean

Lapsi.al 18 October 2023
Ahengu i Procesit të Berlinit/ Çfarë synon politika me

Duke qenë se vjen nga bota e artit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e njeh si pak të tjerë fuqinë e interpretimit të realitetit përmes ngjyrave, tingujve apo shijes. Këtë dhunti e ka përdorur me mjeshtëri ndër vite për ambalazhimin e ofertës së tij politike.

Nëse rivalët e tij politikë përpiqen ta joshin elektoratin me fjalime të gjata, ku zotohen për rritje ekonomike, për reforma të gjithanshme, për shtetndërtim apo kontroll territori, Rama godet duke bojatisur pallatet me rozë, me blu apo vjollcë. Kur të tjerët premtojnë për shembull, luftë pa kompromis kundër krimit, Rama e impresionon votuesin duke u bërë pjesë e klipit të ndonjë hiti të ri muzikor. Nëse ata e akuzojnë për korrupsion apo i kërkojnë llogari për keqqeverisjen, ai shfaqet në ndonjë ekspozitë me piktura abstrakte.

Nuk është rastësi që sot, pakkush i mban mend premtimet që u bënë në fushatën e 2007 për Bashkinë e Tiranës, por nuk ka shqiptar që nuk i njeh ritmet e "Tirona" kur Rama performon bashkë me West Side Family.

Edhe ahengu që u organizua në Samitin e Procesit të Berlinit duhet parë në të njëjtën filozofi të të bërit politikë përmes ahengut, përmes ngjyrave, tingujve, ushqimeve të zgjedhura, dhuratave të personalizuara dhe batutave për t'i impresionuar krerët e Bashkimit Eruopian, në një kurth ngjyrash, tingujsh dhe shijesh.

Jo më kot, mbetën pa përgjigje propozimi i rëndësishëm i Ursula von der Leyen që kërkoi reforma në mënyrë që ekonomia shqiptare të bëhej e aftë për të thithur investime dhe të dyfishohej deri në 2030. Jo rastësisht, u desh të shmangej tema e nxehtë e aktit terrorist në Banjskë dhe një sinkronizim me Sholz për Kosovën. Nuk ishte rastësi as fakti që u la në hije një takim mes Ramës dhe Mitsotakis, që publikisht tha se do të bllokonte negociatat, nëse nuk i jepej leje Fredi Belerit për t'u betuar.

[caption id="attachment_864056" align="alignnone" width="967"]Koreografia e pergatitur nga Prejlocaj në hollin e kryeministrisë Koreografia e përgatitur nga Prejlocaj në hollin e kryeministrisë[/caption]

Në vend të mbante një qëndrim mbi këto çështje, apo të përfitonte nga situata për gjetjen e një zgjidhjeje, Rama kishte thirrur në ndihmë miqtë e tij artistë, për të luajtur me emocionet e të ftuarve.

Angjelin Prejlocajt, maestros që e thirri enkas nga Parisi për një performancë koreografike në katin e parë të kryeministrisë, që përfundoi me shpalosjen e një pikture të titulluar "Përdhunimi i Europës".

[caption id="attachment_864058" align="alignnone" width="993"]Moment nga vallet e Procesit te Berlinit Moment nga vallet e Procesit te Berlinit[/caption]

Kishte thirrur Ardit Gjebrean, një nga kantautorët më të mirë shqiptarë që për 8 minuta para piramidës vendosi në skenë vallet nga i gjithë Ballkani, nën performancën e Trupës së Valleve Popullore.

[caption id="attachment_864059" align="alignnone" width="960"]Fundim Gjipali Fundim Gjipali[/caption]

Kishte thirrur edhe Fundim Gjipalin, shefin e kuzhinës që më vonë tregoi se si krerët e shteteve nga e gjithë Europa kishin fshirë pjatat me troftën e Tamarës, kremozon e patates së Kukësit me karkaleca të Adriatikut dhe perime nga Lushnja, ravioli me peshk, shafranin e Dumresë dhe dental me salcë portokalli. Më vonë, të impresionuar e kishin përgëzuar shefin për gatimet e tij.

Vetë Rama i dhuroi të ftuarve disa pjata të personalizuara me pikturat e tij abstrakte, të cilat i shpërndau për të gjithë politikanët europianë. Ambalazhimi ishte bërë me një kuti pice, ku ai shfaqej me kapuçin e kuzhinierit. Kur Mark Rute e pyeti nëse e kishte bërë me printim 3D, Rama e mohoi dhe tha: "Por jooo! Çfarë 3D po thua! Kam punuar si i çmendur për të bërë nga një për secilin prej jush" Video më poshtë:

Pa e paragjykuar politikën që ngacmon emocionet përmes ngjyrave, tingujve dhe shijes së ushqimeve të zgjedhura, mbetet për t’u parë nëse Rama do t’ia arrijë t’i impresionojë krerët e shteteve europiane, deri në pikën që t’u marrë atyre aprovimin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Kjo edhe mund të ndodhë, por ata duhet të mbyllin një sy për raportet e organizatave ndërkombëtare që thonë se Shqipëria po rreshket drejt autokracisë, për korrupsionin e krahasueshëm me vendet e Afrikës, për fuqinë e krimit të organizuar që po zhbën shtetin e së drejtës, apo për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë që dynden në vendet evropiane.

Kritere si këto kanë qenë thelbësore për integrimin në bashkimin europian. Mbetet për t'u parë, nëse do t'i zëvëndësojnë me kritere estetike./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI