Flash

Studentët e Filologjikut në protestë: Ministria ndryshoi kushtet e kontratës për lëndët prioritare

Lapsi.al 17 October 2023
Studentët e Filologjikut në protestë: Ministria ndryshoi kushtet

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjikut kanë protestuar këtë të martë përpara ambienteve të universitetit të tyre. Ata akuzojnë qeverinë se nuk i është përmbajtur kontratës në të cilën thuhet se për çdo studenti të lëndëve prioritare do t'i jepej bursë shuma 40 mijë lekë, por sipas tyre kjo shifër është reduktuar.

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet studentët e lëndëve prioritare nuk e kanë gjetur një vend pune atëherë kanë të drejtën të tërheqin diplomën. Studentët thonë se kjo kontratë nuk u jep siguri.

"Ne kemi vendosur të protestojmë për arsyen e kushteve që nuk janë mbajtur. Ne na është thënë që studentët pavarësisht mesatares për degët që vlerësohen si prioritare do të marrin 40 mijë lekë të reja, por kjo nuk është dhënë. Pjesa tjetër është kontrata, për 3 vite për të punuar në Shqipëri. Po pse studenti duhet të firmosë patjetër një kontratë? Përderisa është në degët prioritare dhe ne e dimë që do kontribuojmë për vendin tonë, pse duhet të firmosim një kontratë, ndërkohë që nga 3 vite që kishin thënë tani e kanë bërë 6. Studentët pretendojnë se paga do ju jepet nëse kanë mesatare mbi 9.5 , do duhet që njëlloj si mjekësia të qëndrojmë 6 vite pas studimeve të mos kenë mundësi të marrin diplomën. Nga këto 6 vite, vetëm për 3 mundësohet punë’, u shpreh një studente.

Maturantët që do të studiojnë në programe prioritare mund të mbështeten financiarisht gjatë gjithë viteve akademike, por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI