Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Sekretari i Jashtëm britanik inaguron Dhomën e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, mesazh nga Western Balkans University

Lapsi.al 17 October 2023
Sekretari i Jashtëm britanik inaguron Dhomën e Tregtisë së

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar z. James Cleverly vizitoi Universitetin Western Balkans, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Sekretari Cleverly në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: “Çdo komb mbështetet te të rinjtë e tij të talentuar. Kjo është arsyeja pse unë ju them juve – drejtues biznesi dhe studentë – investoni në këtë vend fenomenal! Studioni këtu! Është e mrekullueshme që vendimet e para të Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri kanë qenë ofrimi i bursave në Universitetin Western Balkans për studentët nga zonat e veriut. Faleminderit që investoni për të rinjtë e Shqipërisë. Ata janë e ardhmja ia vlen çdo qindarkë e investuar.”

Në fjalën e tij Presidenti i Universitetit Western Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana duke i uruar mirëseardhjen të pranishmëve, u ndal në bashkëpunimin që ky universitet ka me disa prej universiteteve më të mira angleze.

“Është një kënaqësi e madhe t`ju mirëpres sot në Universitetin Western Balkans, për lançimin e Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë me Universitetin e Kembrixhit dhe disa universitete britanike, Universiteti Western Balkans synon të sjellë praktikat më të mira britanike në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi presidenti i WBU.

“Nëpërmjet Dhomës sonë të Tregtisë, e cila tashmë është regjistruar zyrtarisht dhe funksionon, shpresoj se ju dhe të tjerë si ju do të jeni Ambasadorë Biznesi për Britaninë në Shqipëri dhe për Shqipërinë në Britani. Në energji, teknologji, arsim dhe të gjitha fushat e tjera – të gjithë keni diçka për t’u ofruar të dy vendeve tona.”

Kryetari Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së bashkuar në Shqipëri Z. Klodian Allajbeu nënvizoi se dhoma e tregtisë do të luajë një rol kyç në intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve si dhe do të mbështesë fuqishëm projekte lidhur me edukimin për tu dhënë më shumë mundësi të rinjve për një të ardhme më të mirë: “Kjo dhomë do t’i kushtojë vëmendje të veçantë sektorit të arsimit duke ofruar bursa studimi për të rinj dhe të talentuar shqiptarë për të studiuar në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ne besojmë se arsimi është gur themeli i një ekonomie moderne dhe shenjë dalluese e një shoqërie të begatë.”

Sekretari Cleverly pati një takim të përzemërt me një grup studentësh të cilët kanë përfituar bursën e dhënë nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. WBU që nga momenti i themelimit ka ndërtuar një bashkëpunim të gjerë me Universitetin e Cambridge dhe universitete të tjera britanike me fokus Mjekësinë, Teknologjinë dhe Ekonominë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI