Flash

Rama në konferencë me Macron: Sot jam shumë i lumtur që jeni në Tiranë

Lapsi.al 17 October 2023
Rama në konferencë me Macron: Sot jam shumë i lumtur që jeni

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën me presidentin Macron duke u shprehur i lumtur që ishte krah tij në Tiranë. Rama u kujdes të nënvizonte se ndonëse në gjuhë protokolli mbiemri ‘i lumtur’ përdoret shpesh, ai e përdor atë në raste të sinqerta e të mëdha.

"E nis me një fjali në frëngjisht, për t’u kërkuar delegacionit tuaj se do më duheshin 3 ditë për të zgjedhur konfliktet ballkanike, sepse më është dëmtuar nga anglishtja. Jam besimplotë se me gjithë këtë shtysë që na kanë dhënë sot për të patur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e bukur se sot.

Në protokollin diplomatik, fjala i lumtur përdoret shpesh. E vërteta është se sa herë unë gjendem në një situatë si kjo kur duhet shprehur kënaqësi për praninë e një miku të çmuar e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e jashtme dhe them i kënaqur. Por sot dëshiroj ta them se jam i lumtur, shumë i lumtur që jam në krah te presidentit të Francë, jo në Paris, jo në një qytet të Europës, por në Tiranë. Kjo vizitë është angazhim për t’i thelluar më tej marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë, që kanë njohur një zhvillim të papritur, por edhe të shumëpritur si rezultat i një riangazhimi të Francës në rajon", tha Rama.

Të këshilluara

Sulm me armë në Bruksel, 2 të vrarë

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e kësaj të hëne. Agjencia e lajmeve AFP raporton se sulmuesi është ende i lirë. Një zë...

21:17

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI