Flash

I vunë flakën lokalit në Tiranë, shpallet në kërkim autori i dytë

Lapsi.al 17 October 2023
I vunë flakën lokalit në Tiranë, shpallet në

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, si bashkëpunëtor në lidhje me djegien e tarracës së një lokali në Tiranë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi E. P., në bashkëpunim me shtetasin Klizjan Bajrami kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi Reidi Balla (i shpallur në kërkim).

Nga hetimet rezultoi se Klizjan Bajrami ishte paguar 20 mijë lekë të rinj nga 24-vjeçari, Reidi Balla.

Tiranë– Veprime të thelluara hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen e plotë të rrethanave të djegies së qëllimshme të një lokali.

Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të djegies së qëllimshme të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2023, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi E. P., në bashkëpunim me shtetasin K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi R. B. (i shpallur në kërkim).

Vijon puna për kapjen e shtetasve E. P. dhe R. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI