Flash

Dyshohet se i vuri zjarrin një lokali në Tiranë, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Lapsi.al 17 October 2023
Dyshohet se i vuri zjarrin një lokali në Tiranë, shpallet në

Një 41-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi akuzohet për zjarrvënie të një lokali në Tiranë. Policia bënë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet E. P., banues në Tiranë.

Nga veprimet  hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin me inicialet K. B., të arrestuar, kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë:

Veprime të thelluara hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen e plotë të rrethanave të djegies së qëllimshme të një lokali. Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të djegies së qëllimshme të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2023, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi E. P., në bashkëpunim me shtetasin K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi R. B. (i shpallur në kërkim).

Vijon puna për kapjen e shtetasve E. P. dhe R. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Sulm me armë në Bruksel, 2 të vrarë

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e kësaj të hëne. Agjencia e lajmeve AFP raporton se sulmuesi është ende i lirë. Një zë...

21:17

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI