Flash

Berisha flet pas mbledhjes: Që seancën e radhës Ramës do t’i japim përgjigjen e merituar

Lapsi.al 17 October 2023
Berisha flet pas mbledhjes: Që seancën e radhës Ramës do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për mediat pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve pranë tij dhe Gazment Bardhit në Kryesinë e Kuvendit se në parlament është krijuar një situatë e jashtëzakonshme nga kryeministri Edi Rama.

“Situatës së jashtëzakonshme të krijuar në parlament nga Edi Rama, i cili në një qëndrim të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit, merr përsipër ti caktojë opozitës ti caktojë kryetarin e saj, të bllokojë çdo Komision Hetimor Parlamentar që nuk i intereson, merr përsipër të bllokojë të gjitha këto në kundërshtim me Kushtetutën, çdo iniciativë ligjore të deputetëve të parlamentit, dhe janë me dhjetëra të tilla, grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar.

Sot Shqipëria në parlamentin e saj nuk më pluralizmin e vërtetë. Sot ka një pushtet të Edi Ramës, po e theksoj edhe njëherë, dje Radio France International, e akuzon si të lidhur me drogën. Ndërkohë janë të dhënat e gjithanshme për lidhjet e tij me kartelet më të rrezikshme të botës, tani këtij i duhet të shuajë me çdo kusht, zërat e opozitës së vërtetë dhe të mbajë pluralizmin me peng opozitën.

Këto akte janë antidemokratike, destabilizuese dhe janë të papranueshme për popullin opozitar.

Ju garantoj se ne hyjmë në një periudhë të re, në të cilën do të fitojmë, në të cilën populli opozitar do të fitojë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI