Flash

Alarm ajror në Tel Aviv, kancelarin gjerman e nxjerrin urgjent nga avioni

Lapsi.al 17 October 2023
Alarm ajror në Tel Aviv, kancelarin gjerman e nxjerrin urgjent nga avioni
Një alarm ajror në Tel Aviv ka bërë që të evakuohet me urgjencë kancelari gjerman Olaf Scholz i cili ndodhej në aeroportin e kryeqytetit izraelit pas vizitës që bëri në këtë vend. 65-vjeçari kishte hipur në aeroplanin qeveritar, por të gjithë pasagjerët u detyruan të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin në asfalt. Kancelari gjerman u dërgua në një vend të sigurt. Dy raketat e lëshuara nga Gaza u neutralizuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Iron Dome” të Izraelit. Më pas forcat e sigurisë bënë një kontroll të imtësishëm të avionit për të parë nëse kishte pasur ndonjë problem. Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen sërish në avion. Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas mori rrugën nga Tel Avivi në Kajro. Scholz ishte kreu i parë i një qeverie që viziton shtetin hebre pas sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe shprehu solidaritetin e tij të palëkundur me Izraelin. ©LAPSI.al Der Kanzler wird nach dem Alarm von Sicherheitsbeamten ins Flugzeug gebracht

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI