Flash

VIDEO/ Macron përpiqet të flasë shqip në Tiranë

Lapsi.al 16 October 2023
VIDEO/ Macron përpiqet të flasë shqip në Tiranë

Presidenti francez Emmanuel Macron u prit me nderime në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë. Në një darkë të shtruar nga kryeministri Rama presidenti francez, ngriti një dolli dhe foli shqip.

“Po e ngre gotën time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, që do t’i ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare” - u përpoq Macron të shprehej në në shqip.

Ai tha se Shqipëria është në qendër të Europës.

“Europa jonë është tronditur dhe jemi këtu duke e përmendur bashkë sulmin në Bruksel dhe tregon evidencën e asaj që ju jeni evropiane. Ka disa rrugëtime që tregojnë mes vendeve lidhjen e fortë historike që kemi. Vizita e parë dy paleshë e një presidenti francez që nga shpallja e pavarësisë. Është kënaqësi që jam këtu kryeministër. Miqësia mes dy popujve tanë është historike.

Ju jeni tashmë në qendër të Europës. Mjafton të shohim historinë tuaj, ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet. Ky vend ja ka dalë. Momenti që na jepet falë jush mund të themi për Ballkanin është vendi në zemër të Europës. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike. Dua të përshëndes marrëdhëniet tona.’- tha Macron. /LAPSI.al

Të këshilluara

Sulm me armë në Bruksel, 2 të vrarë

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e kësaj të hëne. Agjencia e lajmeve AFP raporton se sulmuesi është ende i lirë. Një zë...

21:17

Macron mbërrin në Shqipëri

Emanuel Macron mbërrin në Tiranë në atë që shënohet si vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Shqipëri. Ai është pritur në Rinas nga zv.kryeministrja...

20:05

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI