Flash

Sulmet e Hamas, qyteti i Izraelit i braktisur totalisht

Lapsi.al 16 October 2023
Sulmet e Hamas, qyteti i Izraelit i braktisur totalisht

Rrugët e qytetit izraelit të Sderotit, më pak se një kilometër nga kufiri me Gazën, janë të shkreta pas sulmit të kryer më herët gjatë muajit nga militantët e Hamasit.

Pjesa dërrmuese e 30 mijë banorëve të qytetit është evakuuar për në zona më të sigurta. Ndërkohë, shërbimet mjekësore janë ato që kanë vendosur të qëndrojnë.

Vetëm pak minuta nga mbërritja e ekipit të Euronews, një raketë përshkoi qiellin dhe të gjithë vrapuan për t’u strehuar.

Magen David, anëtar i skuadrave të shpëtimit, deklaroi për mediat:

“Kjo është një traumë e re. Ne e dimë ç’do të thotë të dëgjosh çdo orë alarmin. Na duhet të strehohemi dhe pastaj t’i rikthehemi punës. Por kjo është diçka tjetër. Më e frikshme ishte e shtuna kur terroristët hynë në shtëpitë tona dhe rrëmbyen njerëzit”.

Tova Turjeman dhe bashkëshorti Ashar janë të vetmit që kanë mbetur në ndërtesë.

“Nuk duam të ikim. Ku të shkojmë? Ky është vendi im. Kam një dhomë të sigurtë, kam rrobat e mia dhe gjithçka. Nuk dua të shkoj askund. Edhe bashkëshorti im po ashtu”, Tha Tova Turjeman, banore.

Edhe Marku ka vendosur të mos largohet dhe të mbajë hapur dyqanin e tij. Kur pyetet përse vazhdon të qëndrojë, ai përgjigjet:

“Kur bëj diçka për të tjerët, sado e vogël të jetë, ajo më jep frymëzim. Prandaj jam ende këtu. Ne do të luftojmë pasi kjo është shtëpia jonë. Nuk kemi vend tjetër në botë ku të shkojmë”, tha Mark Azedaiev.

Valerie Gauriat, nga Euroneës France deklaroi se banorët e mbetur po mbajnë frymën në pritje të ofensivës izraelite në Gaza.

“Ka një atmosferë shumë të heshtur në Sderot, që prishet vetëm nga zhurmat e dronëve, avionëve dhe goditjeve të mortajave që qëllohen drejt Rripit të Gazës. Ata që janë ende në qytet po mbajnë frymën pezull, në pritje të ofensivës tokësore…”, deklaroi ajo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI